Problemet që zgjidhen me pudër

Nëse besoni se pudra e bebeve përdoret vetëm për ta mbajtur lëkurën të butë dhe të freskët, e keni gabim. Mësojeni potencialin e saj të plotë.

Një varëse e koklavitur. Mos humbisni kohë me bizhuteritë e koklavitura. Hidhni pak pudër tek nyja. Lirojeni me ndihmën e gjilpërave të holla.

Era e mykut tek mobilet. Mbani larg erën e pakëndshme të mykut (veçanërisht tek mobiet e vjetra) duke spërkatur sirtarët me pak pudër bebi.
close
volume_off

Flokët me yndyrë. Pudra e bebit ka të njëjtin efekt si shampot e thata, kur vjen puna tek flokët me yndyrë. Hidhni pakëz në dorë dhe masazhoni skalpin. Pudra do të thithë yndyrën e tepërt.

Në një natë me temperatura shumë të larta. Fjetja në çarçafë të nxehtë dhe që ngjisin nuk sjell qetësimin e duhur gjatë natës. Hidhni pak pudër në çarçafë. Ajo do të thithë djersën dhe do t’i mbajë të freskët ata.

Një pako letrash të ngjitura me njëra-tjetrën. Nëse letrat e bixhozit janë ngjitur me njëra-tjetrën, vendosini në një qese, hidhni në të pudër dhe tundini. Më pas fshijini me letra kuzhine.

Një familje milingonash. Mbani këto insekte larg kuzhinës tuaj duke bllokuar rrugën e tyre me pudër (ato e kanë shumë inat aromën).

Njollat e vajit. Njollat e vajit në veshje, spërkatini me pak pudër bebi, pasi ajo e thith yndyrën. Më pas lajini si zakonisht.

Tek dorezat e enëve. Nëse i lani duart me doreza enësh, spërkatini dorezat plastike me pak pudër. Ato do të thahen të freskëta dhe duart tuaja do të rrëshqasin lehtësisht në to, herën tjetër që do i përdorni.

Dyshemetë kërcitëse prej druri. Nëse parketi juaj bën zhurmë, derdhni pudër në dysheme dhe më pas përhapeni nëpër gjithë sipërfaqen, sidomos në plasaritjet e tij. Shijoni zhurmën e qetësisë!

Këmbë me rërë. Merrni një shishe me pudër bebi në çantën tuaj të plazhit. Në fund të ditës, fërkoni këmbët me të. Kështu, rëra do të largohet krejtësisht.

Qerpikë gjigantë. Bloggeret e bukurisë betohen për këtë sekret. Aplikoni rimel në qerpikë, më pas me një tampon pambuku aplikoni në qerpikë pak pudër bebi. Shtoi edhe një tjetër shtresë rimeli. Qerpikët tuaj do të kenë shumë volum.

Këmbë të djersitura. Spërkatini këpucët tuaja me pudër, për t’i mbajtur larg aromat e pakëndshme. Harrojini çorapet, pasi pudra jua mban këmbët e thata dhe mund t’i vishni zbathur pupat.

spot_img

More from this stream

Recomended