Vetitë shëndetësore të rrepës së kuqe, ul nivelin e kolesterolit dhe shume perfitime per shendetin

Rrepa është një perime tipike sezonale, e cila nëse nuk prodhohet në serra, ndryshe nga perimet e tjera, do të jetë në treg për një periudhë relativisht të shkurtër kohe. Kjo do të thotë se ekziston mundësia që rrepat të gjenden në treg gjatë tërë vitit.

Rrënja e trashë si dhe gjethet e rrepës (kur janë të reja) janë pjesët e ngrënshme të kësaj perimeje. Rrënjët e rrepave mund të jenë në formën e topit ose të zgjatura, në formën e një veze.

Ka disa lloje rrepash: mund të jenë të vogla apo goxha të mëdha në peshë. Rrepat më të shijshme janë ato që janë me lëng. Rrepat që kanë ngjyrë vjollcë janë më të shijshme në krahasim me ato me ngjyrë të gjelbër. Shija e kësaj perimeje është shumë e ngjashme me bishtin e lakrës.

Rrepa e kuqe ngadalëson edhe zhvillimin e demencës. Hulumtimi i kryera vite më parë, kanë treguar se përbërësit e rrepës luftojnë sëmundjet e lidhura me kujtesën.

Kjo bimë, e cila preferohet të përfshihet në dietën e përditshme qoftë në formë sallate, lëngu ose në gjellëza, po ashtu është i mirë për rregullimin e sistemit tretës. Përbërësit që i përmban kjo perime ngadalësojnë zhvillimin e tumorit në prostatë dhe gji për 12,5 për qind.

Kjo perime veçanërisht e shëndetshme, me pak kalori është shumë e pasur në fibra, të cilat ofrojnë ndjesinë e ngopjes që do të zgjasë gjatë. Ajo gjithashtu e përshpejton metabolizmin, duke stimuluar dhe përmirësuar procesin e tretjes, që do t’ju ndihmojë për të humbur peshën e tepërt.

Rrepa përmban sasi të madhe uji: 100 gram rrepë e pastruar lëshon rreth 22 kilokalori në organizëm.
Nga të gjithë ushqyesit, rrepa përmban më tepër karbohidrate (4.5%), pak proteina (1.9%) dhe shumë pak yndyrna (0.1%). Ajo është gjithashtu burim i madh i vitaminës C (62 miligram në 100 gram rrepë) dhe në sajë të kësaj forcon sistemin imunitar, neutralizon efektet e radikaleve të lira të dëmshme dhe ngadalëson procesin e plakjes.

Rrepa gjithashtu posedon një bollëk mineralesh, kalcium (më tepër nga të gjitha), por është gjithashtu e pasur me bakër, hekur, krom, mangan dhe nikel.

Ajo ndikon në sistemin kardiovaskular shumë pozitivisht dhe është në gjendje të zvogëlojë nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Përderisa mund të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak, rrepa rekomandohet në rast se vuani nga hipoglicemia dhe/ose diabeti.

Në sajë të vitaminës C, e cila stimulon dhe përmirëson dhe thithjen e hekurit në organizëm, përgjegjëse për furnizimin e gjakut me oksigjen, ajo ndihmon në procesin e shërimit dhe forcon shëndetin e përgjithshëm dhe vetë trupin.

Duke konsumuar rregullisht rrepa do të jeni në gjendje të zvogëloni rrezikun e shfaqjes së gurëve në veshkave dhe falë kalciumit, do të ulni dhe do të normalizoni presionin e lartë të gjakut.

Rrepa gjithashtu ndihmon kur është fjala për parandalimin e shfaqjes të kancerit të zorrës së trashë dhe ndikon pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm të kockave, të dhëmbëve dhe të mishrave./

spot_img

More from this stream

Recomended