Një dashuri treshe pa kushte. Historia e trinjakeve identike: Enit, Inës, Oltës

Rastësisht, në rrugë mund të ndeshësh siluetat e tri vajzave të reja që tërheqin vëmendje me hiret e tyre, por ajo që të lë pa fjalë, është ngjashmëria që ato kanë. Janë si tri pikëza uji. Kjo është e zakonshme për binjaket, por të njohësh trinjake identike, është e rrallë. Është e pamundur të mos kthesh kokën kur sheh tri vajza të gjata, me linja të hijshme, sy jeshilë e flokë gështenjë.

“Një për të tria, të tria për një” është motoja që lidh dashurinë pa kushte të trinjakeve Eni, Ina, Olta, me një ngjashmëri të jashtëzakonshme fizike. Sipas shkencës, probabiliteti që të lindin trinjakë identikë, është një në një milion.

Këtë fat, para njëzet e një vjetësh, e pati familja Gjika nga Ksamili. Pas një djali, çifti u bekua me tri vajza të bukura dhe identike. Sot motrat janë rritur dhe kanë nisur studimet në Tiranë. Ndërsa në qytezën e tyre të gjithë ishin mësuar me praninë e motrave trinjake, tashmë ato kanë turbulluar pak ujërat në metropol. Askush nuk e fsheh habinë kur në rrugë kalojnë tri motrat. Ato kanë zgjedhur degë të ndryshme, por ndjekin të njëjtin fakultet, sepse nuk mund të rrinë larg njëra-tjetrës. “Jemi ndarë vetëm një herë, për një javë, gjatë sezonit të provimeve, – tregon Olta, e cila e përfundoi sezonin e para dhe u kthye në shtëpi në Ksamil. – Atë javë isha gjithë kohën duke folur në kamerë me motrat. Edhe kur gatuaja, isha me telefon në dorë. Qaja, saqë babi më thoshte: ‘Lëri motrat të mësojnë, se janë me sezon provimesh. Do që të dalin keq?’ E mendoja këtë, por nuk rrija dot pa to. Kështu na ndodh gjithmonë: gjithë kohën e kemi mendjen te njëra-tjetra. Për mua, jeta ime janë këto të dyja. Pa këto, s’ka jetë.

Një dashuri treshe pa kushte. Historia e trinjakeve identike: Enit,

NJË PËR TË TRIA, TË TRIA PËR NJË” është motoja që lidh dashurinë pa kushte të trinjakeve Eni, Ina, Olta, me një ngjashmëri të jashtëzakonshme fizike. kurse Ina ka biçikletën, sepse i pëlqen shumë. Kur ishte më e vogël, Ina ka qenë pak si çun dhe kalonte shumë kohë me biçikletën, por tani, falë nesh, ka ndryshuar (qesh). Këto varëse i kemi kujtim nga mami, si shenjë dalluese. Mami ishte i vetmi person që nuk na ngatërroi kurrë, ndërsa familjarët e tjerë po, madje edhe babi na ngatërron ndonjëherë. Sidomos kur flasim në telefon. Nuk na dallon nga zëri kush është njëra, kush tjetra.”

Eni është motra e madhe. Ajo ka lindur pesëmbëdhjetë minuta para Inës dhe gjysmë ore para Oltës. Madje këtë të fundit as që e dinin se ekzistonte. Doktori u kishte thënë prindërve se do bekoheshin me binjake, por, pasi erdhën në jetë në rrugë natyrale dy të parat, teksa mjeku po i qepte plagën nënës, ajo u ankua se kishte një dhimbje në anën e majtë. Doktori e kontrolloi dhe kuptoi që ishte edhe një fëmijë tjetër. Edhe pse ishte në një cep të barkut, Olta ishte shumë e shëndetshme.

“Ne kemi lindur të shëndetshme, – tregon Ina. – Peshonim rreth dy kilogramë e katërqind gramë secila. Edhe gjatë gjithë jetës, falë Zotit, kemi qenë shumë të shëndetshme!” Duke qenë se ardhja e trinjakeve ishte surprizë për çiftin që kishte edhe një djalë tre vjet më të madh, ata u gjendën përballë vështirësive për t’i rritur të katër fëmijët, ndaj vendosën që Inën t’ia jepnin tezes për ta rritur dhe deri në moshën trevjeçare.

Një dashuri treshe pa kushte. Historia e trinjakeve identike: Enit,

Ina nuk kishte kontakt me asnjë familjar, përveç të atit, që shkonte e vizitonte ndonjëherë. “Unë edhe Olta nuk e dinim që kishim edhe një motër tjetër deri në çastin që Ina ka ardhur në shtëpi. Ka pasur shumë xhelozi mes Oltës dhe Inës për babin, sepse babi ishte ai që vizitonte Inën më shpesh dhe ajo vetëm atë njihte nga familja. Nga ana tjetër, edhe Olta ishte më e lidhur me babin dhe të dyja duhej ta ndanin, ndaj grindeshin shpesh. Unë kam qenë më e lidhur me mamin, së cilës i ngjaj shumë edhe si karakter”, – rrëfen Eni. “Më vonë, babin, në njëfarë mënyre, e fitova unë, – vazhdon Olta, – sepse Ina krijoi një lidhje shumë të fortë me vëllain.

spot_img

More from this stream

Recomended