Kura natyrale për ulçerën e gojës nga Anila Kalleshi

Kura natyrale për ulçerën e gojës
Ulçera e gojës është tepër e zakonshme dhe irrituese. Këto plagë të dhimbshme dhe të hapura janë të bardha në gjyrë, të rrethuara me pjesë të kuqe të inflamuara. Ato shfaqen brenda mollëzave, buzëve, poshtë gjuhës dhe në “dyshemenë” e gojës.
Ato mund të shkaktohen nga një numër i madh faktorësh si kapsllëku, ndryshimet hormonale, aciditeti i tepërt, stresi, mungesë të vitaminëës B, vitaminës C, hekurit ose nutrientëve të tjerë.
Ulçera në gojë zakonisht nuk është serioze dhe ka si tendencë të shërohet brenda 10 ditëve. Por forma më serioze kërkojnë më shumë kohë për t’u shëruar. Ulçerat serioze zakonisht janë më të thella dhe më të mëdha n diametër.
Disa nga kurat natyrale përfshijnë:
✅ Soda e bukës
Soda e bukës që ndryshe quhet “ sodium bicarbonate” ndihmon në trajtimin e ulçerës së gojës. Ndihmon jashtëzakonisht në plagët që shkaktohen nga ushqimet acidike apo pijet pasi soda ndihmon në neutralizimin e acidit. Gjithashtu redukton inflamacionin dhe eliminon mikrobet e bakteriet. Jini të kujdesshëm sepse mund të sjellë një ndjesi djegieje.
-Përzieni një lugë çaji sodë me pak ujë për të bërë një pastë të hollë. Aplikojeni në zonën e prekur.
Përsëriteni këtë disa herë në ditë.
Një tjetër alternativë është që thjesht mund ta aplikoni sodën direkt në ulçerën e gojës.
✅ Kripë deti dhe peroksid hidrogjeni
Të dyja si kripa e detit dhe peroksidit të hidrogjenit kanë veti anti-inflamatore, anti-septike dhe dezifektante.
Ju mund t’i përdorni përbërësit e ndarë ose në një kombinim efektiv për të kuruar ulcerën e gojës ose plagë të tjera.
-Shtoni dy lugë caji të kripës së detit dhe 3% peroksid hidrogjeni në një gotë me ujë të ngrohtë. Përziejeni mirë. Përdoreni si shpëlarës për gojën.
-Përsëriteni të paktën 1-2 herë në ditë. Sigurohuni që të mos e gëlltisni.
✅ Mjalti
Mjalti mund të qetësojë ulcerën e gojës si dhe të ndihmon në përshpejtimin e procesit të shërimit. Gjithashtu ka veti antioksiduese dhe antimikrobale. Thjesht vendosni mjaltë në një top të vogël pambuku dhe aplikojeni në zonën e prekur.
✅ Gjithashtu mund të përdorni glicerinë ose vajin e vitaminës E në të njëjtën mënyrë. Për plagët në gojë të shkaktuara nga terapitë më rreze.
✅ Rrënjë jamballi
Ulcera e gojës mund të kurohet me rrënjë jamballi, pasi kjo barnë formon një “veshje” mbrojtëse në membranën e mukozës që i reziston irritimin dhe zbut plagët e hapura. Gjithashtu ka veti anti-inflamatore dhe anti-mikrobale.
-Hidhini një lugë gjelle të rrënjeve të jamballit të thërrmuara në dy kupa ujë për 2-3 orë.
-Përdoreni për të shpëlarë gojën disa herë në ditë.
✅ Qumështi i kokosit
Qumështi i kokosit është beneficial në zbutjen e dhimbjes në rastin e ulcerës së gojës.
-Përzieni pak mjaltë në një lugë gjelle qumësht kokosi. Masazhoni zonën e prekur me të. Bëjeni këtë 3-4 herë në ditë.
Ose ju thjesht mund të shpëlani gojën me qumësht të freskët kokosit ose të masazhoni zonën e prekur me vaj kokosi.
✅ Farat e koriandrës
Një lugë farash koriandre mund të konsiderohet si një kurë që mund të sjellë lehtësim të menjëhershëm dhe të reduktojë inflamacionin.
-Zieni një lugë çaji fara koriandër në një kupë ujë. Hiqeni dhe lerëni të ftohet.
-Shtrydheni përreth gojës suaj.
Bëjeni 3-4 herë në ditë.

Anila Kalleshi

spot_img

More from this stream

Recomended