Eksperti i Shendetit Publik, Erion Dasho ka vene re nje detaj te cuditshme ne masken e ministres Manastirliu diten e djeshme ne laboratorin e dyte qe do beje testet per koronavirusin
Duke i drejtuar nje thirrje ministres te mos mbaje maske me valvul, Dasho deklaron: Ngrini një komitet profesionist ekspertësh dhe jo amatorët që ju rrethojnë prej 6 muajsh dhe kanë bërë dëme të jashtëzakonshme në shëndetin, jetën sociale dhe ekonominë e shqiptarëve!
POSTIMI I PLOTE
Zonja Ministre!
Në kohën e COVID, maska mbahet për solidaritet. Maska ime ju mbron ju dhe maska juaj më mbron mua! Në se ju mbani një maskë me valvul, unë ngelem i pambrojtur!
Ju lutem, ngrini një komitet profesionist ekspertësh dhe jo amatorët që ju rrethojnë prej 6 muajsh dhe kanë bërë dëme të jashtëzakonshme në shëndetin, jetën sociale dhe ekonominë e shqiptarëve!
Ata do të dinë se si t’ju këshillojnë!

Be First to Comment