Diten e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një 49 vjeçare, e cila ndodhej prej 10 ditësh në gjendje të rëndë dhe e intubuar.
Mësohet se dje gruaja ka pasur ditëlindjen dhe fëmijët dhe e motra i kanë dërguar buqetë me lule, në pamundësi për të festuar. “Edhe 100 vjeç, nga motra dhe fëmijët e shtrenjta jonë”, kanë shkruar ata në një kartolinë të vendosur mbi buqetë.
Por drama e saj duket se kishte nisur kohë më parë.
49 vjeçarja që ishte dhe nënë e 7 fëmijëve, jetonte prej shumë muajsh në çadër me fëmijët dhe vjehrrën, 73 vjeçaren Xhume Hoxha. Shtëpia ku ata jetonin u shkatërrua nga tërmeti ndaj dhe u detyruan të jetonin në çadër.
Disa muaj më parë newsbomb.al ka publikuar rastin e nënë Xhumes, e cila i bënte apel kryeministrit që t’i mundësonte një kontenier për strehim.
Be First to Comment