TIRANË- Aktorja e njohur shqiptare Eva Alikaj ka folur për ndarjen e saj nga bashkëshorti. E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel, Alikaj tha se ndarja e saj ishte e dhimbshme, ndërsa zbuloi se djali i saj, Xhino, nuk ka kontakte me babain e tij.
Ai besoj (babai) ka krijuar raport me djalin?
Eva Alikaj: Jo nuk ka. Kam dashur që Xhino të mbajë kontakte të më. Ai është austriak. Para pak kohësh erdhi në Vjenë, prapë i thashë ta takonte babanë, qoftë edhe si mik. Unë i fal njerëzit.
E ke peng që hoqe dorë nga diva e kinemasë?
Eva Alikaj: Unë jam diva. E dija që po të doja dhe kur të doja unë vija dhe luaja. Unë di që zemrat e njerëzve ndrisin kur më shohin mua. Çfarë mund të dua më tepër. Që kisha famë të madhe, këtë s’kisha si ta dija.