Lajmi bukur. Mblidhen 120 mije euro per te shpetuar nga semundja Albjonën e vogël

Lot gëzimi për një familje të sprovuar shqiptare, për një baba që prej mëse tre javësh flinte në stolat e spitalit e qante i dëshpëruar për të bijën. Brenda 24 orëve, mijëra e mijëra shqiptarë u bënë bashkë për Albjonën e vogël, e cila do të mund të kurohet jashtë shtetit.

Jeta e vogëlushes 12-vjeçare do të mund të shpëtohet, e kjo falë reagimit të jashtëzakonshëm të mijëra e mijëra shqiptarëve zemërmirë që dhanë diçka nga vetja për Albjonën e vogël.
Në emisionin “Për Shqiptarët”, babai i vogëlushes u mbush në lot gëzimi kur mësoi se paratë për kurimin e vajzës së tij ishin mbledhur nga mijëra donacione të shqiptarëve. Lajmin e mirë e përcolli Elvis Naçi, i cili i tha babait të Albjonës se falë bamirësisë, 12 vjeçarja do të kurohet në spitalin ‘Bambino Gesu’ në Italinë fqinje.
Elvisi: Ne këtë emision, e bëjmë për të treguar se shumica e shqiptarëve nuk ia mbyllin derën shqiptarit të tyre. Vëlla ma jep dorën. Ne mbrëmë e kemi publikuar GoFundMee dhe pa kaluar mirë 24 orë, unë i jap lajmin këtij burri të sprovuar, 120 mijë dollarë janë mbledhur për Albjonën.
Historia e familjes Bibaj është një histori e dhimbshme. Albjona u diagnostikua me leuçemi afro 3 javë më parë, ndërsa gjendja e saj shëndetësore përkeqësohej me kalimin e ditëve. Babai e nëna, të dy në vështirësi ekonomike, kishin humbur shpresat, ndërsa simptomat e Albjonës përkeqësoheshin. Fatmirësisht, falë bamirësisë, Albjona do të mund të niset për kurim të specializuar jashtë shtetit.

spot_img

More from this stream

Recomended