4 ushqimet qe luftojne gripin ne stinen e vjeshtes

Falë disa ushqimeve mund t’i shpëtojmë gripit që në këtë stinë e kemi gjatë gjithë kohës rrotull. Kështu, që të shmangim sa më shumë marrjen e ilaçeve, është mirë t’i kushtojmë kujdes asaj që hamë. Ja se cilat janë ato:

Hudhra

Përveçse përforcon sistemin imunitar, hudhra është edhe antibakteriale e antivirale. Ajo ndihmon trupin të prodhojë rruaza të bardha dhe antitrupa që luftojnë infeksionin. E shoqëruar me te tjera produkte pikante si specat djegës, mustarda apo rrepat mund të luftojë mykun.

Peshku

Salmoni i egër, sardelet dhe skumbri përmbajnë vitaminë D dhe omega 3. Këta lloje ndihmojnë për të larguar inflamacionin dhe mbrojnë organizmin nga bakteret apo viruset. Shoqërojini me pak limon sepse ne këtë mënyrë do ju shtohet edhe vitamina C, që lufton infeksionet.

Patatja e ëmbël

Patatja e ëmbël është e pasur me betakaroten, që më pas shndërrohet në vitaminë A. Kjo e fundit favorizon rigjallërimin e shpejtë të qelizave pulmonare dhe atyre që luftojnë infeksionet.

Kërpudhat shiitake

Këto janë kërpudha të veçanta, që falë përmbajtjes së AHÇ-se e mbrojnë organizmin tonë nga viruset dhe gripi. Përbërja e tyre është e njëjtë me mishin, ndërsa shija është delikate sidomos kur përdoret nëpër salca të ndryshme apo supa.

spot_img

More from this stream

Recomended