Këngëtarja e muzikës popullore shqiptare, Artjola Toska, do të bëhet nënë për herë të parë në moshën 51-vjeçare.
Sipas burimeve, ajo është në muajin e gjashtë të shtatzanisë dhe ka vendosur ta ndajë këtë lajm të gëzueshëm me publikun e saj.
Në daljet e saj të rralla televizive dhe intervistat e dhëna gjatë viteve, Artjola ka folur me sinqeritet për dëshirën e madhe për të përjetuar ndjenjën e mëmësisë dhe boshllëkun që ka ndier si pasojë e mungesës së një fëmije.
Ky ka qenë një rrugëtim emocional për këngëtaren, e cila shpesh ka treguar se përkushtimi ndaj karrierës dhe jetës personale kanë ndikuar në këtë vendim të vonuar./ marr nga Oranews