Bima që lehtëson simptomat e menopauzës, ul sheqerin dhe kolesterolin dhe përmirëson kujtesën

Sherebela është një bimë e cila nuk përdoret vetëm në kuzhinë, por gjithashtu edhe në mjekësi.

Ajo karakterizohet nga një ‘fuqi’ e jashtëzakonshme ushqyese, e përbërë me një sërë lëndësh ushqyese dhe antioksidantësh.

1. Lehtëson simptomat e menopauzës!

Gjatë periudhës së menopauzës, trupi përjeton një ulje të estrogjenit, ndaj si pasojë shfaqen simptoma të tilla si afshe të nxehta, djersitje, thatësi vaginale dhe nervozizëm. Sherbela përdoret për të lehtësuar këto simptoma, pasi përmban përbërës që imitojnë funksionin e estrogjenit, duke ndihmuar në zvogëlimin e këtyre shqetësimeve.

2. Rregullon nivelet e sheqerit në gjak!

Gjethet e sherbelës së zakonshme janë përdorur në mënyrë tradicionale si një ilaç kundër diabetit. Hulumtimet e disponueshme tregojnë se sherbela mund të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak.

3. Përmirëson kujtesën, humorin dhe funksionin e përgjithshëm të trurit!

Sherbela mbron shëndetin e trurit. Ajo është e pasur me komponime që veprojnë si antioksidantë, duke forcuar sistemin mbrojtës të trurit.

Kur konsumohet me doza më të ulëta ndihmon në përmirësimin e kujtesës, ndërsa me doza më të larta rrit humorin, vigjilencën, qetësinë dhe ndjenjën e kënaqësisë.

4. Ul kolesterolin LDL (“i keq”).

Sherbela mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit “të keq” LDL, i cili grumbullohet në arterie, duke paraqitur një kërcënim për shëndetin. Hulumtimet tregojnë se sherbela mund të ulë nivelet e kolesterolit LDL dhe të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm të zemrës.

spot_img

More from this stream

Recomended