12 efektet magjike që ka çaji i mentes

Nutricionisti nga Suedia Altin Joka ka renditur 12 efektet magjike që kjo bimë ka për trupin e njeriut. Ndërkohë që jo të gjithë i dinë të mirat e mentes e cila konkurron dhe ilaçet farmaceutike, prandaj nuk blihet shumë në treg.

1. A e dini që vaji mentes është 55% efektiv për IBS,kur disa ilaçe janë 20-35%?

2. A e dini që si caji dhe vaji ,është super efektiv për migrenën dhe dhimbjet e kokës?

3. A e dini që largon parazitët nga zorra?

4. A e dini që qetëson e zhbllokon sinuset,trajton dhe aknet??

5. A e dini që caji mentes ul hormonet mashkullore tek femrat sidomos për problemet e qimeve?

6. A e dini që shkrin gurët në temth, që largon erën e keqe të gojës duke vrarë bakteret?

7. A e dini që lufton në mënyrë efikase zbokthnin?

8. Po që qetëson stomakun, dhimbjet e tij dhe të zorrëve?

9. Po që lufton kancerin e prostatës si vaj, çaj dhe gjethe?

10. A e dini që qetëson rrugët e frymëmarrjes dhe të astmës apo dhe te duhanpirësit?

11. Po që i jep trurit qetësi kur me dy pika vaj lyhen ballin dhe fërkon apo kur e nuhat nëpërmjet flagrave ul stresin?

12. Po ju që keni alergjitë e stinës, a e dini sa lehtësuese është?

Jo, këto nuk i dini ,se ndryshe nuk do kalbej tregjeve e të përdorej vetëm për mojito dhe ndonjë mbushje furre.

O njerëz shërohuni me bimë, pyesni dhe ndiqni njerëzit e duhur, t’ju informojnë se përditë e më shumë po shkoni në rrugë të gabuar të shëndetit dhe përzgjedhjeve.

Sido të jetë këto janë shume pak seç mund të ofrojë Mentja, por kaq mjafton mos ngarkoni trurin.

Përdoreni në ujin që pini disa gjethe, në çaj, vaj esencial, të grira në sallata dhe supa.

spot_img

More from this stream

Recomended