Diten e sotme Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bere publike listën e masave te reja lehtësuese të cilat nisin prej dites se sotme.
“Nga dita e sotme, zgjerohet fasha orare dhe hapen një seri aktivitetesh dhe shërbimesh për qytetarët, por kërkohet më shumë vigjilencë për respektimin e rregullave, për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, shkruan Manastirliu.
-Hiqet krejtësisht fasha orare e lëvizjes në zonat e gjelbra. Fieri kthehet në zonë e gjelbër.
-Fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21.00
-Hiqen në të gjithë vendin autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo makinave gjatë javës.
-Nis zhvillimi i procesit mësimor për maturantët

-Hapen muzetë, bibliotekat, arkivat. Lejohen stërvitjet e sportistëve në ambiente të hapura.
Be First to Comment