Ky shtet i BE drejt hapjes së plotë, nis me shkollat dhe dyqanet por me disa ndryshime


Eshte prezantuar plani për heqjen graduale të masave shtrënguese në vend, kundër pandemisë nga Qeveria e Belgjikës,

Sipas rregullave të reja, të prezantuara nga qeveria, shkollat do të nisin nga java e ardhshme, megjithëse kapaciteti i nxënsve në klasa do të ulet.

Në klasa nuk do të lejohen më shumë se 10 nxënës, të cilët do të respektojnë mes tyre distancimin social.

Kryeministria Sophie Wilmes tha se vendi do të hapë dyqanet e veshjeve me qëllim që njerëzit të përshtaten me rregullat e reja që iu kërkojnë qytetarëve belgë prej moshës 12 vjeçare të mbajnë maska në transportin publik.

Ndërsa dyqanet e tjera do të hapen një javë më vonë. Kafet dhe restorantet nuk do të rifillojnë nga puna përpara datës 8 qershor.

Sipas të dhënave zyrtare, deri në këto momente në Belgjikë raportohen mbi 44 mijë persona të prekur nga virusi, 6700 prej të cilëve kanë humbur jetën, pjesa më e madhe në azilet për të moshuarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *