Kanceri i zorrës së trashë po përhapet me shpejtësi tek të rinjtë si pasojë e këtij gabimi


Kanceri i zorrës së trashë është një tumor malinj që prek pjesën e zorrëve. Edhe pse zakonisht prek të moshuarit, kanceri i zorrës së trashë mund të shfaqet në çdo moshë. Ai fillon si grumbullime të vogla jo kanceroze qelizash të quajtura polipe, që formohen brenda zorrës së trashë. Me kalimin e kohës, disa nga këto polipe mund të zhvillohen në kancer të zorrës së trashë.

Sipas të dhënave nga agjencia e specializuar e kancerit të OBSH-së, parandalimi i kancerit është një fushë veçanërisht e rëndësishme sepse rreth gjysma e të gjitha rasteve të kancerit janë për shkak të shkaqeve të parandalueshme dhe për rrjedhojë, ato janë të shmangshme. Pavarësisht gjithçkaje, incidenca e kancerit është në rritje. Aq sa pritet një rritje prej 47% për dy dekadat e ardhshme.Edhe pse mosha mesatare në të cilën bëhet diagnoza është rreth 70 vjeç dhe shumica e pacientëve janë mbi 50 vjeç, e vërteta është se të dhënat tregojnë për një “shpërthim” të rasteve tek njerëzit nga 20 deri në 49 vjeç.  Ekspertët nxjerrin në pah një hipotezë kryesore.Braktisja e dietës mesdhetare e bazuar në perime, bishtajore, fruta, vaj ulliri dhe arra rrit rastet e kancerit të zorrës së trashë. Sipas tyre, ne po kalojmë në një dietë anglo-saksone dhe pasojat shihen tashmë në incidencën e kancerit, veçanërisht kancerit të zorrës së trashë, i cili në këtë kohë është një nga tumoret kryesore në botë. Ekspertët ritheksojnë rëndësinë e kufizimit të marrjes së produkteve me shumë kalori dhe ultra të përpunuara, siç janë sallamrat. /TAR/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *