Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Kozak, për herë të parë ka dalë në një intervistë ekskluzive në “Mos i bjer me top”, në Top Channel, ku si rrallë herë ka folur për jetën e tij personale.Gjatë intervistës Kozak është pyetur se sa para ka në bankë, por ai me sinqeritet të plotë u shpreh se nuk mban asnjëherë para në bankë por kesh. Sipas tij, ai fiton rreth 7 mijë euro në javë dhe në total kursimet e tij shkojnë rreth 800 mijë euro të cilat i ka kesh.Erjola Doçi: Sa para ke në llogarinë tënde bankare aktualisht?Kozak: Në bankë nuk është se mbaj lekë, i mbaj vetëm kesh. Kam nja 800 mijë euro.Ronaldo Sharka: Hajde e lëmë këtë emision, ikim bëjmë live në TikTok.Kozak: Ka shumë njerëz që thonë që gënjej dhe dua t’ja shpjegoj. Njerëzit që merren me live e dinë se sa lekë fitoj. Unë kam tre vite që marr nga 7 mijë euro në javë. Llogariteni vetë se sa lekë shkon për tre vite.