Humb jetën në aksident i riu shqiptar në Itali


Një tjetër aksident ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje në Foligno, në Umbria të Italisë.

ND.G. 36 vjeç humbi jetën pasi u përplas me makinë.

I riu ka humbur jetën pasi mjeti i tij Opel Corsa, u përplas me një mur të nënkalimit lidhës pasi doli nga xhami i makinës së tij. Deri më tani, sipas mediave italiane, në aksident nuk janë përfshirë automjete të tjera, përveç asaj të 36-vjeçarit.

Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, për të riun nuk qe e mundur të mbahej në jetë.

Nga përplasja ai përfundoi jashtë automjetit dhe vdiq në vendngjarje. Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *