Diten e sotme moderatorja e njohur Bora Zemani ka ditelindjen dhe mbush 32 vjec.
Ajo ka lindur me date 9 janar 1992
Nga disa postime ne profilin e saj në Instagramit, Bora Zemani ka treguar se ndodhet me pushime për ski në Itali.
Diten e sotme moderatorja e njohur Bora Zemani ka ditelindjen dhe mbush 32 vjec.
Ajo ka lindur me date 9 janar 1992
Nga disa postime ne profilin e saj në Instagramit, Bora Zemani ka treguar se ndodhet me pushime për ski në Itali.
Kryeministri Rama ka zbuluar se 10.1 milionë turistë shijuan Shqipërinë përgjatë gjithë vitit të kaluar.
Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një kartolinë të shifrave nga viti që lamë pas.
Kreu i qeverisë thotë se 2023-shi ishte fantastik për turizmin shqiptar dhe ka “thyer” parashikimet në mënyrën më surprizuese.
“Dhe me këtë kartolinë shifrash të vitit më fantastik për turizmin shqiptar, ku shënuam rekordin e 10,1 milionë vizitorëve të huaj që e shijuan Shqipërinë tonë nga janari në dhjetor të vitit 2023 duke na “thyer” parashikimet në mënyrën më surprizuese, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Pse s’duhet të shpërngulemi nga trojet tona?
Sepse ne realitet nese ne te gjithe kontribojme, kerkojme dhe punojme ne vendin tone, une them qe ka perspektive. Perderisa ti mundesh te punosh fushen e Gjermanise, ti mundesh te punosh edhe tenden.
Nese ti pastron ne Gjermani, mund t’pastrosh edhe n’vend tendin dhe aty aty t’del hesapi. Shperlarjen e trurit te te rinjeve qe atje parate na ecin ne rruge e bejne me qellime te caktuara, per spastrim etnik.
Politikat shqiptare e kane humbur orientimin ndaj rinisë dhe popullit, per arsye te ruajtjes se pozitave te tyre dhe duke u shtyer me njeri tjetrin.
Agjencionet perfitojne edhe nga firmat ku i dergojne, por edhe nga klientet qe dergojne.
Per fund:
Jemi ne nje katrahure kombetare te dhimbshme qe duhet ts gjithe te ndihmojme dhe ta ndalojme!
Ne rinojme, permbushim vendet e Gjermanise ku popullata eshte plakur, por zbrazim trojet tona duke harruar amanetin e te pareve te cilet te vetmin opcion mbijetese e kishin bujqesine dhe blegtorine, jetonin koken lart dhe krenarë, sot perseri ngelin te vetmuar me lot ne sy, krenarë dhe atdhetarë!
Ne?
Une do qendroj ketu, ndalu edhe ti me mua!
shkruan: Gjyla Çeliku
Qendrim Kryeziu është drejtori ekzekutiv dhe pronari i ISP Broadcast në Kosovë. Ai i ka befasuar të gjithë me gjestin e fundit që ka bërë për festën e Vitin e Ri.
Qendrimi i ka dhuruar 11 punëtorëve të tij 1 milionë euro shpërblim.Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar gjithçka, duke theksuar se këtë e ndjen dhe si një lloj obligimi pasi punëtorët kanë sakrifikuar gjithçka për këtë kompani.
Sakaq, Qendrimi ka treguar se punonjësve i ka vendosur dhe një limit, të cilin duhet ta arrijnë për 10 vite dhe do të marrin deri në 10 milionë euro. “Ishte një fitore e jashtëzakonshme dhe duhet shpërblyer në fund të vitit. Pasi punëtorët i kanë qendruar pranë kompanisë prej 15 vitesh.
I kam shpërblyer atë mund që kanë bërë atë sakrificë, sepse ata kanë punuar në darkë Krishtlindjesh apo Bajram, për çdo festë kanë qene në detyrë. 70% e tyre ishte të kishin një vend për të ndërtuar shtëpinë dhe ne kemi trashëguar tokën nga gjyshi. Edhe ata kërkuan nga një ngastër tokë dhe i ndamë.
Vetëm toka i kemi dhënë.
Mund të duket e çuditshme kjo, por nuk është rasti i parë që ndodh në Prishtinë. Unë kam plot shokë që kanë dhuruar.
Ata e kanë për detyrë që të arrijnë nga 5 deri në 10 vite të arrijnë një shifër të caktuar të klientëve që do të shtrijnë kabllorin. Kështu që ata do të marrin deri në 10 milionë”, u shpreh Qendrimi.
Kushtet atmosferike të mbylljes së vitit 2023 nuk do të jenë të njëjta me ato të nisjes së vitit 2024. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja bën të ditur se pritet që 3 ditët e para të Janarit 2024 do të shoqërohen me reshje, të cilat do të jenë të pakta dhe nuk do të sjellin problematika.
“Megjithëse do të ketë vranësira të shpeshta, nuk do të mungojnë dhe intervalet me kthjellime. Parashikohet në fakt që pas mesnatës së 31-shit dhe duke u futur në vitin 2024, do të kemi dhe shpeshtim të vranësirave, do të kemi reshje dhe kjo do të bëjë që datat 1, 2 dhe 3 të nisin me reshje, të cilat do të jenë të pakta dhe do të jenë në sasi që nuk do të sjellin problematika. Përsa i përket, vlerave termike, temperaturat e ajrit luhaten sot, nga 0 gradë më e ulëta, kjo në zonat e thella malore, ndërsa maksimalet ngjiten në 12 apo 13. Nga 5, 6 deri në 9 janë minimalet në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa maksimalet në 17 apo 18 gradë”, shprehet sinoptikanja Lajda Porja.
Duket se krejtësisht e kundërta do të ndodhë me përfundimin e 2023-shit, gjatë ditëve të fundit të tij pritet të na shoqërojnë kthjellimet dhe kushtet e qëndrueshme atmosferike.
“Mbyllet viti 2023 me kushte të qëndrueshëm atmosferike, ku kthjellimet do të jenë prezente, vranësirat do të jenë të shpeshta dhe nuk pritet që të ketë reshje të paktën deri pas mesanatës. Në fakt, 2024-a do të futet me mot të paqëndrueshëm. Do të ketë vranësira, reshje të pakëta të cilat do të nisin që nga data 1”, thotë Lajda Porja.
Epo, me diell, shi, apo dëborë, rëndësi ka që 2024-shi të nisë mbarë për të gjithë!
Vijon puna për vënien nën kontroll të flakëve që kanë përfshirë një qendër tregtare në Lushnje.
Zjarri ka rënë në katin e tretë të godinës. Brenda qendrës ka ende njerëz, ndërsa disa prej tyre po përpiqen të dalin nga dritaret. Në vendngjarje është edhe policia.
“Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qendrën Tregtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marrin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qendrën tregtare.
Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.
Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit”, njoftimi i policisë.
Ngjarje tragjike në Korçë.
Një 18 vjeçar nga Durrësi i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 9 i pallatit në zonën e terminalit. Sipas informacioneve, bëhet me dije se 18 vjeçari kishte ardhur për festa me disa shokë të tjerë dhe kanë marrë me qira një nga hyrjet e pallatit.
Pas festimeve të mbrëmjes së djeshme, dhe dyshohet nën efektin e alkoolit, 18 vjeçari është hedhur nga dritarja dhe ka ndërruar jetë në vend. Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.
Një fakt tronditës ka dalë nga përplasja mes nënë e bijë në “Shihemi në Gjyq”. Pas akuzave të Alketës se nëna, Bahrija nuk e ka ndihmuar kurrë, kjo e fundit zbulon se mbesa ka vjedhur.
Deklarata e fortë trondit të pranishmit në studion e programit “E Diela Shqiptare në Tv Klan”. Jo vetëm kaq, por Bahrija ka marrë përsipër të paguajë vjedhjen që ka kryer mbesa dhe ka dokumentacionin që e provon këtë.
Bahrije: Po këto? Kush i paguan këto? Vjedhjet që më bëni ju! (Bahrija nxjerr disa letra nga xhepi dhe i vendos në tavolinën e Eni Çobanit). Vjedhjet që bën jot bijë! Kush i paguan këto?
Alketa: Çfarë janë ato?
Bahrije: Çfarë të të dalin e të të kërcejnë!
Eni Çobani: Kjo është e re tani…
Bahrije: Turp të kesh!
Çobani dhe Gjebrea nisin të lexojnë nën zë dokumentin dhe nga pëshpërimat e tyre kuptohet se bëhet fjalë për një shumë marramendëse, 29 milionë lekë. Përveç kësaj shume, Bahrija thotë se mbesa ka vjedhur edhe 1500 euro.
Alketa: Vajza ime punonte në një shtëpi, jemi në anë krushqie dhe ngaqë s’kam mundësi ta ndihmoj, është detyruar dhe ka vjedhur lekë në shtëpi. Po, është e vërtetë!
Bahrije: Turp të kesh!
Alketa: Ama kjo s’ka dhënë nga xhepi, babai im i dha 1000 euro, kështu 1 milionë…
Ardit Gjebrea: Më fal pak. Këtu nga dokumenti që është, unë nuk dua se nuk është etike që ta them, por ju të paktën e pranuat vetë që vajza juaj paska bërë…
Alketa: Po, nuk kam pse të gënjej.
Ardit Gjebrea: Vajza juaj ka punuar në një shtëpi dhe vjedhur një shumë parash që unë e pashë këtu. Këtu, në këtë deklaratë noteriale është që nëna juaj, Bahrija ka marrë përsipër që ta shlyejë…
Alketa: Jo, nuk është e vërtetë!
Ardit Gjebrea: E ke të shkruar!
Alketa: Ka vajtur me babanë, i ati i vajzës ka dërguar 500 euro nga Italia dhe 1 milionë i ka dhënë babai im nga pensioni.
Bahrije: Të lumtë moj të lumtë, të lumtë që mashtron! Po ato që më vodhi në punë? 1500 euro që ia kontrollove çantën dhe i mbajte e nuk m’i dhe mua? Turp të kesh! Jazëk të qoftë që e mhoon të tërë nënën! Turp të kesh! Edhe krahët e mi i ke mohuar tërë jetën!
Sipas SHMU, për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët për pjesën më të madhe të ditëve dhe orë të plota me diell edhe pse sdo të mungojnë vranësirat për ditën e Martë dhe atë të Premte të cilat lokalisht do të jenë deri të dendura.
Vlen për tu theksuar se për shkak të masave ajrore më të ngrohta dhe orëve me diell temperaturat në orët e mesditës do të jenë disa grad më të larta se ato të zakonshme për periudhën që ndodhemi.
Gjithashtu në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore dhe jo vetëm parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së dendur.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (23 Dhjetor) në rrugën aksin Levan-Tepelenë. Dy makina janë përplasur në Poçem në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi”.
Policia thotë se nga kjo ngjarje kanë mbetur të lënduar shtatë persona. Mes të lënduarve ka pesë fëmijë.
“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Vogëlushja 2-vjeçare paraqitet në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ajo është futur menjëherë në sallë të operacionit. Sipas burimeve e vogla është përmendur në sallë pasi rrezikonte gjendje kome.
Në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore, por dhe ekspertë për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti. Deri më tani nuk dihet dinamika se çfarë ka ndodhur.
Siç duket edhe nga dëmtimet, të dyja makinat janë përplasur shumë fort
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More