Një tërmet 3.5 ballë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë.
Bëhet me dije se lëkundjet janë ndjerë deri në Pogradec.
Sipas informacionit zyrtar, tërmeti është regjistruar në orën 22:46 të kësaj të enjte.
Një tërmet 3.5 ballë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë.
Bëhet me dije se lëkundjet janë ndjerë deri në Pogradec.
Sipas informacionit zyrtar, tërmeti është regjistruar në orën 22:46 të kësaj të enjte.
Në tregun e valutor vendas të ditës së sotme 24 prill 2025
një dollar do të blihet me 86.4 lekë dhe do shitet me 87.9 lekë.
Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë.
Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.5 lekë dhe do shitet me 105.5 lekë.
Ndërsa paundi britanik do blihet me 114.6 lekë dhe do shitet me 115.7 lekë.
Në një shtëpi, në lagjen Prati të Romës, një burrë hyri për të vjedhur, por teksa rrëmonte nëpër dhomat e shtëpisë, i tërhoqi vëmendjen një libër.
Sakaq, 38-vjeçari nisi të lexonte në ballkon derisa u zbulua nga i zoti i shtëpisë, i cili thirri fqinjët dhe policinë.
Menjëherë, policia arrestoi burrin e akuzuar për vjedhje dhe tentativë për vjedhje.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Carlo Mirabello”, rreth orës 13:00 të pasdites së djeshme. I zoti i shtëpisë dëgjoi zhurmë nga ballkoni dhe u befasua kur pa burrin duke shfletuar librin e marrë nga dhoma e gjumit.
38-vjeçari tentoi të arratisej, por u bllokua nga fqinjët e pronarit dhe më pas nga efektivët e policisë së Pratit.
Gjyqi do të mbahet mëngjesin e sotëm.
Një valë tjetër e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë duke e ngritur zhivën e termometrit në mbi 40 gradë Celcius. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak kjo situatë do të zgjasë deri në mesin e javës tjetër me temperatura 43 apo 44 gradë Celcius.
Mirepo këto janë temperaturat që regjistrohen në kushte standarte në kafazin metereologjik ku nuk rrihet drejtperdrejt nga dielli apo nga era, ndersa në ambjente të hapura si per shembull në asfalt, temperaturat do të ndihen më shume, edhe 50 gradë..
“Masat ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës kanë përfshirë pjesën më të madhe të Ballkanit duke sjellë temperatura të larta që janë disa gradë mbi mesataren mujore. Këto masa ajrore tashmë e kanë përfshirë edhe vendin tonë duke sjellë temperature të larta.
Ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit u regjistrua 40 gradë Celcius. Për ditën e sotme ne presim rritje të temperaturave kryesisht në mesditë që pritet të shkojnë në zonat e ulëta deri ën 42 gradë Celcius. Këto masa ajrore do të jenë prezente në vendin tonë deri në mesin e javës tjetër duke na sjellë rritje të temperaturave më kulmin e vet që pritet ta arrijnë ditën e hënë dhe të martën ku në zonat e ulëta termometri të shënojë 43, 44 gradë Celcius”, u shpreh Besa Sherollari, nga Shërbmi Meteorologjik Ushtarak.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëroi se temperaturat e larta në vendin tonë pritet të vazhdojnë edhe në fillim të javës tjetër. Madje pritet që temperaturat të shkojnë deri në 44 gradë.
“Vala e të nxehtit tashmë ka përfshirë vendin tonë, ditën e djeshme termometri regjistroi vlerën 40 gradë në qytetin e Elbasanit.
Ditën e sotme ne presim një rritje të mëtejshme të temperaturave, të cilat në orët e mesditës parashikohet që termometri të shkoi deri në 42 gradë celsius në zonat e ulëta.
Edhe ditët në vijim pritet që kjo valë e të nxehtit të jetë prezente mbi vendin tone.
Temperaturat e larta do të na shoqërojnë deri në mesin e javës tjetër, ku ditën e hënë dhe ditën e martë temperaturat të shkojnë deri në 44 gradë celsius,” thuhet në njoftim.
Meteorologu Hakil Osmani nga MeteoAlb ka treguar se vala e të nxehtit që ka pushtuar vendin tonë, ka bërë që temperaturat të shkojnë në maksimumin e tyre në 42-gradë, diçka e pazakonshme kjo për muajin qershor.
Komentet Osmani i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se që nga dita e shtunë, por edhe në ditët në vijim, pritet një rënie e lehtë e temperaturave, duke bërë që maksimumi gjatë javës së ardhshme të shkojë në 35-36 gradë.
“Ishim të përgatitur për këtë valë të nxehti. E dinim që temperaturat do shkonin në 42-gradë. Kjo valë kishte mbërthyer prej kohësh jugun e Europës. Gjatë verës jemi goditur nga valë të të nxehtit ekstrem, por jo që në muajin qershor.
Që mesditën e shtunë kemi patur një rënie të lehtë të temperaturave, duke bërë që maksimumi të jetë 40 gradë.
Edhe të dielën do të kemi një tjetër rënie, duke bërë që maksimumi të shkojë në 38 gradë. Edhe fillimjava sjell rënie të temperaturave, me maksimume rreth 35-36 gradë. Ditët e fundit të qershorit sërish sjellin një rritje të temperaturave, në 37 gradë”, tha Osmani.
Shqipëria vijon përgatitjet për ndeshjen e fundit me Spanjën, në të cilën do të kërkojë fitoren në mënyrë për një arritje historike, siç është ai i kualifikimit të grupit në Europian.
Situata në Grupin B është ende e komplikuar, ku vetëm Spanja ka arritur të kualifikohet dhe ta mbyllë gjithashtu në vendin e parë.
Italia, Shqipëria dhe Kroacia janë ende në lojë për një kualifikim të mundshëm ose eliminim i menjëhershëm.
Kështu UEFA ka shpjeguar se çfarë ndodhë në rezultatet e mundshme të Grupit B:
24 qershor: Shqipëria (1) – Spanja (6), Kroacia (1) – Italia (3)
Spanja kalon në raundin e 16-të si fituese e grupeve.
Italia do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse shmang humbjen kundër Kroacisë. Italia nuk do të arrijë dot në fazën e 16-të nëse humbet dhe Shqipëria mund Spanjën.
Shqipëria do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse mposht Spanjën dhe Kroacia mund Italinë, duke siguruar që Shqipëria të përfundojë përpara Kroacisë në diferencën e përgjithshme të golave ose më pas golat e përgjithshëm të shënuar, ose më pas pikët disiplinore ose më pas renditjen e Kualifikuesve Evropian. Shqipëria nuk do të mund të arrijë në 1/8 nëse humbet, ose nëse barazohet dhe Kroacia mund Italinë.
Kroacia do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse mposht Italinë dhe Shqipëria nuk mund Spanjën (nëse fiton edhe Shqipëria, Kroacia dhe Shqipëria do të ndahen në vendin e dytë dhe të tretë sipas kritereve të mësipërme). Kroacia nuk do të jetë në gjendje të arrijë në 1/8 nëse humbet, ose nëse barazohet dhe Shqipëria shmang humbjen.
Sipas sinoptikanes Rezarta Xhakollari, i nxehti afrikan që ka pushtuar vendin tonë do të largohet shume shpejt, pasi java e ardhshme do të freskohet, do te kemi temperatura me normale dhe muaji do të mbyllet me temperatura normale.
Sipas sinoptikanes pritet qe diten e djele vala e nxehte pritet te largohet dhe kemi renie te temperaturave..
Sot pritet qe termometri te shkoje deri ne 41 grade. Edhe bregdeti do te kete temperatura mjaft te larta deri ne 39 grade..
Edhe neser priten temperatura te larta ashtu si dita e sotme..
Fillimi i javes pritet e fresket me nje renie prej 10-15 grade..
Per me teper ndiqni videon me poshte..
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë të fortë ditën e sotme në një intervistë televizive.
I pyetur për marrëdhënien e tij me Monika Kryemadhin, Meta në një intervistë për “Syri TV” ka thënë se ajo tashmë është ish-bashkëshortja e tij.
“Kur ju nuk mund të bindni ish-kryetaren e LSI-së dhe bashkëshorten tuaj që SPAK është i kapur nga Edi Rama, si mund të bindni publikun dhe anëtarësinë tuaj?”– ishte pyetja e gazetarit.
“Keni shumë të drejtë. Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje.”- tha Meta.
Shqipëria është pushtuar ditët e fundit nga i nxehti afrikan, teksa temperaturat kanë qenë të larta deri në ekstrem. Meteorologia Lejda Porja ka bërë një përmbledhje të situatës së motit gjatë ditës së sotme dhe atyre në vijim.
Porja gjatë fjalës së saj në një dalje mediatike tha se sot dhe nesër pritet që në vendin tonë të ketë temperatura të larta. Sipas saj, temperaturat në Shqipëri gjatë ditës së sotme dhe të nesërme pritet të shkojnë deri në 41 gradë celcius. Meteorologia shpjegoi se të shtunën dhe të dielën pritet një ulje temperaturash me 2-3 gradë celcius
“Sot temperaturat në Shqipëri arrijnë deri në 41 gradë celcius. Edhe në zonat malore temperaturat janë të larta. Nesër Shkodra, Tirana dhe Fieri do të regjistrojnë temperature të larta. Është një situatë që kalon shpejt. Të shtunën dhe të dielën do të ketë ulje të temperaturave me 2-3 gradë celcius.
Edhe pjesa e mbetur e qershorit do të jenë 36-37 gradë celcius, pra sot dhe nesër pritet të jenë temperaturat më të larta të muajit. I nxehti afrikan nuk pritet të kalojë menjëherë. Disa qytete do të përjetojnë netë tropikale si Saranda, Vlora, Fieri. Nëse bëjmë krahasim me qershorin, janë temperatura ekstreme, pasi vlera të tilla shënohen në korrik ose në gusht. Pluhuri saharian do të jetë i pranishëm për disa ditë.
Kosova po përjeton temperatura të larta me 36 graë celcius, ndërsa në Maqedoninë e Veriut do të ketë temperatura tejet të larta deri në 42 gradë celcius. Në hije temperaturat shkojnë deri në 40 gradë celcius, ndërsa në diell do të jenë deri në 43 gradë. Dita e diel do ketë rrebeshe të izoluara. Të hënën do ketë rrebeshe të izoluara në disa zona të caktuara. Pas kësaj, do na rikthehen temperaturat e larta, por jo në këto nivele.”- u shpreh Porja.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More