Pse ndodh paraliza e gjumit dhe cfare ndodh gjatë saj

Paraliza e gjumit është një gjendje kur nuk mund të lëvizni ose të flisni ndërsa zgjoheni ose po bini në gjumë.

Mund të jetë e frikshme, por është e padëmshme dhe shumica e njerëzve mund ta përjetojnë vetëm një ose dy herë në jetën e tyre, sipas Shërbimit britanik Shëndetësor Kombëtar.

Çfarë ndodh gjatë paralizës së gjumit?

Gjatë këtij episodi ju mund të ndjeni se jeni zgjuar por nuk mund të lëvizni, flisni apo të hapni sytë;

Mund t’ju duket se dikush është në dhomën tuaj;

Sikur diçka po ju shtyn poshtë;

Këto ndjenja sipas shërbimit britanik mund të zgjasin për disa minuta.

Cilat janë shkaqet e paralizës së gjumit?

Paraliza e gjumit ndodh kur nuk mund të lëvizni muskujt ndërsa zgjoheni ose jeni duke fjetur. Kjo është për shkak se ju jeni në gjendje gjumi, por truri juaj është aktiv.

Nuk është e qartë pse mund të ndodhë paraliza e gjumit, por ajo është e lidhur me pagjumësinë, nga modelet e ndërprera të gjumit [për shkak të punës me orare të ndryshme], narkolepsisë, nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) nga çrregullim i ankthit të përgjithësuar, nga çrregullim i panikut ose edhe mund të rrjedhë nga një histori familjare e paralizës së gjumit.

spot_img

More from this stream

Recomended