60-vjeçari me emrin Begzan Hysa i cili mbeti i plagosur pasditen e djeshme në një aksident në zonën e “Kodrës së Diellit”, ka ndërruar jetë sot në spital.
Ai nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra, pasi kishte shumë thyerje në trup nga aksidenti i rëndë, i cili u shkaktua nga 29-vjeçarja Elinta Garo.
Kjo u fundit u arrestua sot nga Policia e Tiranës. Mësohet e dy të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
29-vjeçarja, Elinta Garo, ka qënë duke drejtuar mjetin e saj kur dyshohet se përdorimi i telefonit ka bërë që mjeti të humbte drejtimin dukë përplasur fillimisht një 27- vjeçare, e cila ndodhet në spitalin e Traumës në rrezik për jetën.
Në gjendje të traumatizuar, 29-vjeçarja pasi përplasi të renë e humbi kontrollin mbi mjetin duke përplasur edhe çiftin Bagzan dhe Valentina Hysa.