Temperatura mbi 40 gradë, sinoptikani tregon sa do te zgjase i nxehti pervelues: Duhet te presim deri..


Vala e të nxehtit do të prekë territorin shqiptar e si pasojë do të kemi rritje 8 grade mbi nivelin e temperaturave tipike te muajit korrik.

Kështu u shpreh meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani. Ai sqaroi se në zonat e ulëta temperaturat mund të shkojnë në mbi 40 gradë Celcius, po ashtu dhe zonat bregdetare nga 36 në 38 gradë.

Në këtë javë zonat malore nuk do të regjistrojnë më shumë se 35 gradë Celcius, sipas Osmanit i cili u shpreh se i nxehti do të fillojë që në orët e para të mëngjesit.

Meteorologu tha se java do të jetë më  mot të qëndrueshëm, por herë pas here mund të kemi kalime të pakta të vranësirave.

Planet për fundjavën rezervojini pranë vendeve ku keni mundësi të freskoheni! Edhe e shtuna, edhe e diela do të jenë nën ndikimin e valës së të nxehtit.

Me tej ai tregoi se kjo vale e nxehte do te zgjase te pakten deri ne fillim te javes tjeter dhe me pas do te shihet nese do te largohet apo jo i nxehti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *