Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur pak çaste para orës 21:00 të ditës së shtunë, 2 korrik, në viale Aguggiari, Itali.
Mësohet se shqiptari ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë kur një makinë i preu rrugën dhe e përplasi për vde kje. Shtetasi shqiptar ishte me banim në Varese por të dhënat personale nuk janë bërë të ditura pasi familjarët nuk ishin njoftuar zyrtarisht për ngjarjen.