“Do ta ndalojmë me ligj”/ Rama merr vendim: Prej 1 korrikut, nuk do te tolerojme asnje…


Nga 1 korriku do të nisë aplikimi i gjobave për qeset plastike. Është kryeministri Edi Rama që ka njoftuar vendimin qeset plastike janë ndaluar të përdoren nga subjektet tregtare.

Sakaq, kreu i qeverisë ka shprehur kënaqësinë që qeset plastike po zëvendësohen me ato të letrës, ndërsa qytetarët po përdorin trasta për pazar. 

“Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës. Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për pazar. Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin. Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!”, shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *