Në Indi, infeksionet me koronavirus kanë tejkaluar shtatë milion, duke e sjellë vendin aziatik gjithnjë e më afër përparësisë së Shteteve të Bashkuara midis kombeve më të prekura nga pandemia.
Shifrat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë treguan një rritje prej afro 75,000 rastesh në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 7.05 milion. Në Shtetet e Bashkuara, infeksionet arritën në 7.67 milion.