Më shumë se 17% e testeve të koronavirusit në Ile-de-France, rajoni i Parisit, “janë pozitive, është një shifër që nuk e kishim arritur kurrë”. Kjo u deklarua nga drejtori i Agjencisë Rajonale të Shëndetësisë, Aurélien Rousseau. Në anën tjetër të Kanalit, në Angli, ka më shumë njerëz të shtruar në spital për Covid-19 sesa para miratimit të bllokimit në mars.
“Sot, në Paris, tek njerëzit midis 20 dhe 30 vjeç, kemi mbi 800 raste pozitive nga 100 mijë, pragu i alarmit është 50. Këto shifra po rriten shumë shpejt tek të moshuarit. Kjo do të thotë se ka një tranzicion midis brezave”, Ruso theksoi. Sa i përket Anglisë, nga ana tjetër, ka një rritje të mprehtë të shtrimeve në spital midis mbi 65 vjeç, veçanërisht midis mbi 85 vjeç.
Thirrja e kryeministrit për francezët: “Bëhuni solidarë” – “Jemi në një valë të dytë të fortë. Nëse shohim që treguesit shëndetësor përkeqësohen shumë, mund të marrim masa shtesë”. tha Kryeministri francez, Jean Castex. “Unë solemnisht u kërkoj francezëve një akt solidariteti: natyrisht me respekt për bashkatdhetarët tanë më të prekshëm, por edhe ndaj personelit shëndetësor dhe gjithë stafit të spitalit”, shkroi ai më vonë në Twitter.