“Ne nuk mund të lejojmë që sistemi kombëtar shëndetësor të shembet.” Kryeministri britanik Boris Johnson e thotë këtë, duke njoftuar se vendi do të ndahet në tre zona të ndryshme sipas nivelit të alarmit (mesatar, i lartë, shumë i lartë) për infeksionet nga Covid.
Ky nuk është një bllokim i përgjithshëm dhe ata nuk do të mbyllin shkollat dhe universitetet, shpjegon ai, por secila zonë do të ketë kufizime të ndryshme. “Do të jenë muaj të vështirë, por ne do të jemi në gjendje t’i kapërcejmë”, shton ai.