Ishte ai që parashikoi para 5 vitesh përhapjen e koronavirusit, ndersa tani multimiliarderi Bill Gates bën një tjetër parashikim për pandeminë që po mban të mbërthyer globin prej disa muajsh.
Në një intervistë për ‘The Economist’, Gates thotë se deri kur pandemia të marrë fund, miliona njerëz do të humbin jeten kryesisht në vendet në zhvillim, teksa aktualisht numërohen 785 mijë jete te humbura.
“Shumica e humbjeve te jeteve do të shkaktohen jo nga pandemia në vetëvete, por nga sforcimi i sistemit shëndetsor, në vendet me ekonomi të dobët. Gati 90% e vdekjeve do të shkaktohen jo drejtpërdrejtë nga koronavirusi”.
Fundin e 2021 e sheh edhe si periudhën e fundit të saj, një kohë e mjaftueshme sipas Gates për krijimin e një vaksine të sigurtë dhe imunizimin e pjesës më të madhe të popullsisë botërore.
“Nga fundi i vitit 2021, një vaksinë mjaftueshëm efektive mund të jetë e përdorshme masivisht. Një pjesë e madhe e popullsisë globale do të mund të imunizohet për të ndërprerë përparimin e pandemisë”.
Foncadioni i tij, Bill dhe Melinda Gates, ka dhënë 350 milionë Dollarë në formë donacionesh në luftën globale kundër koronavirusit. Gates thotë se vendet e botës duhet të shpenzojnë miliarda për krijimin e vaksinës, për të kursyer triliarda në dëmet ekonomike që ajo mund të shkaktojë.