“Plas sherri i papare” Rudina Dembacaj flet per sherrin me Mark Frrokun, ja kush u be shkak


Moderatorja e nisi kete vit duke folur publikisht per historinë e dashurise se saj me Mark Frrokun, por si çdo çift, edhe ata kanë zënka.

Periudha e karantinës ka ndikuar sado pak tek të gjithë familjet, prandaj aktorja dhe moderatorja rrëfeu se si televizori u bë shkak i sherrit.

Në një intervistë për emisionin e mbasdites “Rudina”, Dembacaj tha:

“Plasi një sherr i paparë për televizorin sepse Marku po shikonte një serial, unë nuk e kisha ndjekur dot serialin…plasi një super sherr: jo po televizori im, televizori jot, sikur nuk kemi televizor tjetër në shtëpi.

Po për hir të së vërtetës nuk do na kishte qëlluar që të kalonim kaq shumë kohë së bashku, bashkë dhe me fëmijët dhe na ka ndikuar shumë shumë mirë. Familja e Markut dhe unë jemi të dyja shumë të përshtatura, kemi të njëjtën gjuhë dhe të njëjtin humor”.

Ndërkohë, karantinën po e kalon në rreth të madh, me Markun, fëmijët, prindërit dhe mbesën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *