Nje kimiste e njohur me emrin Kim Prather, në Institutin “Scripps” të Oqeanografisë, shprehet se ajo vete nuk do të futet në ujë edhe nëse e paguajnë 1 milionë dollarë.
Plazhet neper bote, sipas vlerësimit të saj, janë një nga vendet më të rrezikshme per njerezit në këto ditë.
Kanalizimet e papërpunuara ose të trajtuara keqazi që hyjnë në oqean, paraqesin sipas saj rreziqe të mëdha shëndetësore. Prather, shprehet se ka frikë se SARS-CoV-2, virusi që shkaktoi COVID – 19 mund të hyjë edhe në ujërat bregdetare në mënyrë të ngjashme, dhe me pas të transferohet sërish në ajër përgjatë vijës bregdetare.
Gjatë një studimi të saj, Kim Prather ka zbuluar se oqeani përtyp të gjitha llojet e grimcave dhe patogjenëve mikroskopikë dhe sa herë që deti “teshtin” me një valë të madhe apo dy, ai i spërkat këto grimca në ajër.
kimistja e Institutit të Oqeanografisë beson se ky koronavirus e ka mjaft të lehtë për të notuar nëpër ajër dhe shumë më larg nga ç’mund të mendojmë ne. Rregulli fizik i respektimit të distancës nuk zbatohet në plazh, ku erërat bregdetare mund të bëhen mjaft të forta dhe të dërgojnë grimca të vogla “në fluturim”.
Shkencëtarët në të gjithë bote po përpiqen të mësojnë karakteristikat themelore të virusit, por deri më tani, as Organizata Botërore e Shëndetit, as Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, apo agjencitë lokale të shëndetit nuk kanë paralajmëruar se virusi mund të përhapet nga ujërat oqeanike apo në bregdet. Sidoqoftë, ata kanë paralajmëruar se mund të përhapet nga “pikat” e teshtimës dhe kollitjes, e duke rënë në kontakt me to në sipërfaqe.
Koronaviruset janë të lidhura nga ajo që ajo që quhet membranë “hidrofobike” ose yndyrore. Yndyra ka tendencë të notojë në sipërfaqen e ujit, të ngjashme me vajin. Kur valët shpërthejnë në shkumëzime, sipas Prather, të gjitha viruset, bakteret, ndotësit, të gjitha lëndët vajore, thjesht lëshohen në ajër.
Oqeanet, në të vërtetë, janë burimi më i madh natyror i grimcave aerosol pas pluhurit. Këto aerosole detare ndikojnë në formimin e reve mbi det dhe mund të përhapen në distanca të mëdha.
Sidoqoftë, akoma është në diskutim nëse virusi në ujëra të zeza është akoma infektiv.
“Një raport thotë po, një raport tjetër thotë jo, kështu që ne nuk e dimë me siguri – tha Gerba, studimi i të cilit përqendrohet në heqjen e ujërave të zeza të patogjenëve viralë – sa i përket sa kohë virusi mund të mbijetojë në ujërat e kripur, nuk ka shumë të dhëna, por patogjenët si hepatiti A ose norovirus kanë tendencë të mbijetojnë shumë më gjatë në mjedise të egra.”