Kryeministri Rama: Po bëjmë gati lehtësimin e masave, ja kur do hapen lokalet dhe restorantet


Kryeministri Edi Rama në një komunikim live me qytetarët u shpreh se po bëhet gati një lehtësim i masave. Do të lehtësohet dhënia e autorizimit për qarkullimin me automjet gjatë orarit të lejuar,  do të miratohen ndryshimet në kodin penal për karantinimin ndërsa për lokalet dhe restorantet tha se këto do të hapen të fundit. 

“Po përgatisim programin e hapjes graduale. Do të jetë një program i qartë dhe duke parë edhe vendet e tjera, asnjë vend nuk ka folur për një hapje që fillon, nga baret apo restorantet. Këto do të jenë të fundit që do të hapen. Tani do autorizimet do jepen më lehtë, do lirojmë pak masat.

Ka nga ata që thonë do vdesim për bukë se koronavirusi nuk na bën gjë. Jo vetëm që na bën po na luan fenë. Armiku nuk ka ikur dhe është vërdallë. Nuk ka vdekur asnjë shqiptar për bukë në historinë e Shqipërinë. Nuk ka dalë kot fjala bukë, kripë dhe zemër. Kemi ndihmuar mbi 200 mijë familje.

Nuk kemi ndërprerë asgjë për studentët. Nuk janë të shpërqëndruar tani janë në karantinë dhe po mësojnë. Ne do ta miratojmë në kodin penal, ndryshimet për karantinimin e njerëzve në kohë pandemie. Masat janë për këtë periudhë dhe jo përtej pandemisë”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *