Koronavirusi, ky eshte shteti i parë i BE që hapi shkollat


Pas një muaji mbyllur prej emergjencës së koronavirusit, Danimarka japi mëngjesin e sotëm shkollat fillore dhe kopshtet, duke u bërë vendi i parë në Europë që merr një vendim të tillë.

Ndërkohë mbeten të mbyllura shkollat e mesme dhe licetë, të cilët do të hapen më 10 maj.

Rinisja e mësimit vjen duke ndjekur masat e sigurisë shëndetësore të një distance prej dy metrash në banka dhe ndarjes në grupe të vogla.

Megjithatë mësimi ka filluar vetëm në gjysmën e Danimarkës dhe në 35% të kryeqytetit Kopenhagen, ndërsa për pjesën tjetër është kërkuar më shumë kohë për garantimin e masave të sigurisë.

Të shqetësuar nga frika se mos infektohen, janë të shumtë prindërit që kanë nisur peticione duke grumbulluar mbi 18 mijë firma për të mbyllur shkollat, ndërsa janë të shumtë ata që zgjedhin në mënyrë autonome të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë.

Deri më tani në Danimarkë janë shënuar 309 viktima dhe numri total i të infektuarve ka shkuar në 6681.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *