E njohur nga mbarë shqiptarët dhe më gjerë, ne rolin e Silvia Conti, Patricia Milardet do të mbahet mend për rolin e saj të rrallë në serialin italian Oktapodi, “La Piovra” bashkë me të mirënjohurin tjetër Michele Placido në rolin e Komisar Katanit.
Patricia Millardet ishte një aktore franceze, e lindur me 24 mars 1959 në Francë ka ndërruar jetë sot në moshën 61 vjeçare.
Ajo ishte shumë e famshme edhe në Itali, sidomos me rolin e gjykatëses Silvia Conti në filmin Oktapodi. Ka luajtur edhe në serialin E bukura e grave. U martua më 1989 me Randy Casterman dhe më pas ishte divorcuar.