“Zogj të shtrire në tokë”/ Banorët e fshatit shqiptar te alarmuar, besojnë se shkaku eshte “antena 5G”


Disa banorë te fshatit Bogovinës në Tetovë janë përfshirë në masë nga paniku, pasi besojnë se në fshatin e tyre është instaluar një antenë e teknologjisë 5G që po u kërcënon seriozisht shëndetin.

Një valë e madhe postimesh që bëjnë thirrje për heqjen e antenës kanë vërshuar në rrjetet sociale, ndërsa paniku është fryrë edhe më tepër pasi gjithçka po ndodh në kohën e pandemisë nga koronavirusi.

Teknologjia e komunikimit 5G ka qenë që para përhapjes së pandemisë në qendër të teorive konspirative se mund të shkaktojë probleme në shëndetin e njeriut. Një nga shqetësimet më serioze është ai i dëmtimit të qelizave njerëzore për shkak të rezatimit nga rezatimi i valëve, raporton newsbomb.al.

Shkencëtarët shpesh kanë argumentuar rrezatimi nga 5G është jo-ionizues, ndryshe nga rrezatimi ionizues, siç janë rrezet e diellit, të cilat kanë mjaftueshëm energji për të eleminuar elektronet nga atomi, duke dëmtuar në këtë mënyrë qelizat e lëkurës dhe AND-në. I vetmi “rrezik” nga ky rezatim jo-ionizues është dëmi për shkak të nxehtësisë. Megjithatë edhe në këtë rast shkencëtarët kanë provuar se valët 5G nuk janë mjaftueshëm të forta për të shkaktuar dëmtime në trup.

Por si qëndron e vërteta në fshatin Bogovinë, a është instaluar aty një antenë 5G?

Së fundmi një video po qarkullon mes banorëve, që tregon disa zogj të rënë në tokë. Video thuhet se është realizuar në këtë zonë, dhe shkak i ngordhjes së zogjve sipas banorëve janë valët 5G.

Nëse do të ishte vërtet kështu, atëherë banorët e Bogovinës duhet ta konsideronin veten shumë me fat. Vetëm disa qytete më të zhvilluara në botë, ato që quhen “smart cities”, kanë sot mbulim të pjesshëm me rrjetin 5G. Aq më tepër që teknologjia 5G shftytëzohet vetëm nëse ka pajisje, si smartfonë të posaçëm. Ndërkohë që Apple, një preh gjigantëve të teknoligjisë në botë, ende nuk e ka prodhuar smartfonin me 5G, raporton newsbomb.al.

Antena në fakt nuk është e rrjetit 5G. Këtë e konfirmon kryetari Bogovinës Albon Xhemaili, i cili thotë se antena telefonike është instaluar për shkak të fluksit në rrjet që është vënë re kohët e fundit.

“Aktivitetet në këtë stacion bazë nuk kanë të bëjnë me aktivizimin e rrjetit 5G, pasi frekuencat për përdorim komercial të shërbimeve 5G akoma nuk janë caktuar (ndarë) nga ana e Agjencisë për Komunikime Elektronike”, thotë ai në një postim në rrjetet sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *