Del urdhri i Qeverisë, rritet distanca sociale e detyruar që deri dje ishte 1 metër
Kryeministria dërgoi në redaksitë e mediave para pak, një urdhër që mban firmën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në të cilin shihet një ndryshim në distancën sociale të detyruar për zbatim.
Sipas urdhrit të ri që noa.al zbardhi, distanca që deri dje ishte një metër, nga e hëna 13 prill e në vazhdim do të jetë jo më pak se një metër e gjysmë dhe kjo vlen për lëvizjet në rrugë, radhët dhe blerjet në dyqane.
Sipas urdhrit të mbrëmjes së sotme, nga nesër oraret për farmacitë, marketet dhe dyqanet e tjera ushqimore është nga 05.00 deri në 17.30.
Një tjetër pikë që bie në sy në urdhrin e Manastirliut, është përpjekja për të vulosur pa afat, mbylljen totale të vendit jo më nga e shtuna, por që nga e premtja e deri të hënën, duke mos lejuar as dyqane dhe as lëvizje në rrugë.