Doktor Pipero: Ja çfarë do të ndodhë në gjysmën e dytë të Prillit


Ditet e fundit eshte regjistruar nje ulje e kurbës së infektimit nga virusi Covid-19. Ditën e sotme u shënuan 17 raste të reja ndërsa dje vetëm 7. Ndërkohë që një javë më parë pandemia arriti pikun me 29 raste.

Mjeku infeksionist, Prof. Pëllumb Pipero, që është në vijën e parë të “zjarrit” që prej një muaji në Spitalin Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” në Tiranë, thotë për “DW” se prognoza për javën që vjen është optimiste.

“Rënia e numrit të rasteve reja të infektuara do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme gjatë javës së ardhshme. Në gjysmën e dytë të muajit Prill do të ketë raste të reja më të pakta. Gjithsesi tregues i saktë do të jenë rezultatet e mostrave, të analizave”, tha Pipero.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *