Në Korenë e Jugut 91 pacientë të gjykuar si të shëruar rezultuan përsëri pozitivë në testin e koronavirusit.
Frika se virusi mund të infektojë përsëri njerëzit e shëruar është një shqetësim kryesor në nivel global.
Për Jeong Eun-kyeong, drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, virusi mund të jetë “riaktivizuar”, dhe jo të rinfektojë një trup të rikuperuar përsëri nga infeksioni i mëparshëm. Ndërkohë, vendi është i angazhuar në zgjedhjet parlamentare.
Hipotezat – Ekspertë të tjerë kanë drejtuar gishtin në rezultate false të testeve, mjaft të zakonshme, dhe ka edhe nga ata që mendojnë se virusi mund të mbetet në trupin e pacientëve të rikuperuar, por në një formë të dobësuar, pa pasur aftësinë të ri-infektojë njerëzit e tjerë ose të dëmtojë pacientin në fjalë.
Rreth 7,000 Koreanë janë regjistruar si të kuruar nga koronavirusi. Por “numri do të rritet, 91 është vetëm fillimi”, thotë një profesor virolog nga Spitali Guro University University, i bindur megjithatë që nuk është infeksion i ri i vërtetë.