Rikthehen maskat! Dy persona me armë terorizojnë dhe i grabisin një çifti në autostradën Tiranë-Durrës


Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, ku dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë  terrorizuar një çift dhe më pas u kanë marrë makinën me të cilën po lëviznin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të zonës së quajtur ‘Kthesa e Kamzës’, në hyrje të autostradës, ku dy grabitësit nën kërcënimin e armës kanë ushtuar edhe dhunë ndaj çiftit dhe më pas u kanë marrë makinën.

Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ku janë ngritur shumë postblloqe për kapjen e autorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *