Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Automjet i drejtuar nga shtetasi me inicialet E.M. 54 vjec ka përplasur një grua, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.
Nga informacionet paraprake mësohet se viktima është një grua endacake rreth 62 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, pranë fshatit Humelicë, dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Rreth orës 19:50 në aksin rrugor “Gjirokastër – Tepelenë”, në afërsi të fshatit Humelicë, shtetasi E. M., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësoren, shtetasen H. M., 62 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
Shtetasi E. M., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.