Të fjeturit vonë e fëmijëve, Lira Gjika ka nje keshille per te gjthe prinderit: Ky eshte orari me i mire per te fjetur..


Të fjeturit vonë e fëmijëve, ne vendin tone është një traditë e vjetër që duhet mënjanuar. Fëmija deri në moshën 13 vjecc ka nevojë për 10 orë gjumë pa ndërprerje. Fëmijët duke fjetur pas orës 10 të darkës nuk i realizojnë 10 orë gjumë pa ndërprerje.

Mund të thuhet se fëmija fle në drekë dhe i kompeson orët e duhura. Jo nuk i kompeson pasi duhet të realizohen 10 orë rrjesht pa ndërprerje.

Përpiquni prindër edhe pse mund të jetë e vështirë në fillimet, por është e domosdoshme për shëndetin mendor dhe për atë fizik të fëmijës. Mos lakmoni gjumin e mbasdites por realizoni orarin tetë e darkës me gjashtë e gjysëm në mëngjes.

Po të realizoni këtë rregull të të fjeturit, do të shikoni se fëmija juaj do të jetë më i qetë e më i organizuar në sjelljet e tij me veten dhe me të tjerët. Lira Gjika


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *