Një ngjarje e rë ndë është shënuar paraditen e sotme në Itali, ku ura e Caprigliola-s është shembur.
Por falë bllokimit të lëvizjes prej pandemisë së koronavirusit, u bë e mundur që të shmangej tragjedia.
Kjo pasi ura që lidh La Spezia-n dhe Massa-n, u shemb teksa po kalonte një furgon, duke lënë të plagosur lehtë vetëm shoferin, ndërsa në të kishte mjete të tjera.
Në këtë rast vlen të thuhet se çdo e keqe e ka një të mirë.
Ndërkohë lidhur me shkaqet e shembjes së urës që kalon mbi lumë në Magra ad Aulla, hetimet janë në vijim.