Soda bukës përdoret për gjëra të shumta, nga pastrimi në shtëpi, për shëndet dhe lëkurë. Këtu janë disa përdorime për bukurinë:
-Heq puçrrat e fytyrës, thjesht bëni një pastë me sodë dhe ujë, fërkoni zonën problematike dhe lajni
– Dhëmbë të bardha – Kur kombinohet me peroksid hidrogjeni, i bën dhëmbët të bardha. Ju nuk duhet ta përdorni shumë shpesh sepse mund ta dëmtoni smaltin. Një herë në javë është e mjaftueshme.
-Frymë me erë të freskët – Nganjëherë mentet nuk janë të mjaftueshme. Soda bukës mund të eliminojë erën shpejtë. Merrni një lugë çaji sode buke dhe vendoseni në gotë me ujë dhe bëni gargarë, do të pastroni gojën dhe fytin dhe bakteret do të eliminohen. Përsëriteni çdo ditë.
-Zbut lëkurën – Përzieni ujë, sapun dhe sodë buke dhe masazhoni duart e thata. Shpëlijini me ujë të ngrohtë. Kjo heq aromën nga gatimi dhe hidraton lëkurën.
-Pastron edhe i jep shëndet flokëve – Maskat dhe shampot përmbajnë kimikate që dëmtojnë flokët dhe kokëns. Përdorni sodë buke si balsam. Bëjeni një herë në muaj, sepse ajo ka nivel të lartë të pH.
-Eleminon erërat e pakëndshme të trupit -Shto një filxhan sodë buke në një vaskë me ujë dhe ddo të freskohet lëkura dhe do të eliminojë vajin e tepërt. Përsëriteni dy herë në javë për lëkurë të butë.
-Pustroni thonjtë – Bëni një pastë me një pjese uji dhe tre pjesë sodë buke dhe vendoseni atë në thonjë. Vetëm lajini duart dhe kutikalet do të jenë më të buta se kurrë më parë.
– Largon djersitjen- Soda bukës është gjithashtu një deodorant i mirë. Shtoni katër lugë gjelle sodë buke në disa pika vaj esencial dhe të aplikoni atë në sqetulla. Aromë do të eliminohet.